Aktualitet dhe Lajme

Flet për herë të parë në publik pasi plagosjes, kryeministri sllovak ka një mesazh për atentatorin

Share

Kryeministri populist i Sllovakisë, Robert Fico u shfaq për herë të parë në publik që kur u plagos rëndë në një atentat me armë zjarri tre javë më parë.

Në një video-fjalim të regjistruar dhe të publikuar në Facebook përpara zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, ai tha se sulmi i shkaktoi dëme serioze në shëndetin e tij dhe se “do të jetë një mrekulli nëse kthehem në punë pas disa javësh”.

Ai është shëruar nga plagët e shumta pasi u qëllua në bark teksa përshëndeti mbështetësit më 15 maj në qytetin Handlova, rreth 140 kilometra në verilindje të kryeqytetit, Bratislavë.

Fico tha se ai duhet të kthehet në punë në fund të qershorit dhe korrikut dhe se nuk ndjenë “asnjë urrejtje” ndaj sulmuesit.

“Unë e fal atë”, tha ndër të tjerash kryeministri sllovak, i cili kishte fituar muaj më parë zgjedhjet parlamentare.

Ndryshe, shkrimtari 71-vjeçar Juraj Cintula, i cili u arrestua si i dyshuar për atentatin ndaj 59-vjeçarit, ka thënë pas sulmit se “e bëra këtë sepse nuk isha dakord me politikat e qeverisë së tij”.

Cintula është themelues i Klubit Letrar Duha dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button