Aktualitet dhe Lajme

Flet avokati i Fatmir Tarellarit: Vajza s’i tregoi emrin në fillim, nuk donte ta vriste kunatin, por…

Share

Avokati i Fatmir Tarellarit, 50-vjeçarit që vrau kunatin e tij pasi mësoi që ai i përdhunonte vajzën, Mihalis Vasilikos, është bërë pjesë e emisionit “Me zemër të hapur”, ai tha se klienti i tij nuk donte që të vriste Erjon Pelivanin, por që ky i fundit t’i pranonte akuzat e vajzës së tij.

Si e keni njohur zotin Tarellari?

“Zoti Tarellari banon në një fshat në Volos, dhe kemi miqësi të përbashkët. Nuk e njihja më parë, por vetëm kur ndodhi ngjarja”.

Çfarë ndodhi konkretisht?

“Babai dëgjoi rrëfimin e vajzës dhe ajo i tregoi se autori e kërcënonte, dhe se do t’i publikonte videot intime. I bënte shantazh”.

Si u paraqit në zyrën tuaj?

“Vajza si fillim nuk ka pranuar që të tregojë emrin e autori. Por më pas në prani të një psikologeje dhe në prani të avokatit, ajo e tregoi emrin. Gjendja emocionale e të dyve, e vajzës dhe Fatmirit ishte e renduar. Ngjarja u mësua të hënën dhe vrasja ndodhi të mërkurën. Në datën 7 nuk ka ndodhur gjë. Në 8 u paraqitën në zyrën e avokatit. Në datën 8 vajza nuk pranoi që të tregonte se kush është autori. Në 9 në mëngjes e ka pranuar. Babai nuk kishte qëllim që të kryente një vrasje me dashje, por që të pranohej nga autori ato që kishte thënë vajza”.

Çfarë i ka treguar vajza babait?

“Si fillim i shpjegoi çdo gjë babait të saj, por jo me detaje, pasi ishte në gjendje të rënduar. Pas insistimeve të herëpashershme me vajzën së tij, ai mori vesh se cili ishte autori. Autori nuk ka pranuar asgjë, por ka pasur konflikt mes tyre. Nuk dihet se si është shkrepur arma”.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Artikuj të ngjashëm

Back to top button