Festimet për Ditën e Verës në qytetin e Elbasanit
I mbushur si kurrë më parë, Elbasani sot është mikpritësi i mijëra e mijëra vizitorëve nga të gjitha trojet shqipfolëse dhe jo vetëm.
Të apasionuar pas traditës, qytetarët kanë zgjedhur qytetin e luleve për t’ju falur natyrës dhe bujarisë së saj dhe për të përcjellë urimet e një vere të mbarë.
Pas një natë të jashtëzakonshme, ku mijëra njerëz e pritën zgjuar Ditën e Verës, duke festuar deri në orët e pata të mëngjesit, kanë qenë fëmijët ata që startuan aktivitetet e 14 Marsit.
Ka tërhequr vëmendjen panairi i zejeve, festivali i ballokumes, por mbi të gjitha mikpritja me zemrën plot e elbasanasve.
Orët e drekës zbrazin rrugët, sepse vendasit organizohen në pikë në natyrë, ndërsa miqtë në restorantet e qytetit të cilat edhe këtë vit janë të gjitha të prenotuara.