Aktualitet dhe Lajme

Emri/ Shoku i tij në gjendje të rëndë, ky është 20-vjeçari që humbi jetën nga aksidenti në Tropojë

Share

Ky është 20-vjeçari nga fshati Margegaj i Tropojës, i cili humbi jetën pas aksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Tropojë.

Erimsjan Gjocaj, ishte pasagjer në automjetin tip “Volkswagen”, i cili u përplas me bordurën anësore të rrugës në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë.

Erimsjan Gjocaj, 20 vjeç

I riu udhëtonte me një automjet që drejtohej nga shoku i tij.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Drejtuesi i automjetit, bashkëmoshatar i viktimës është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button