EMRI/ Shkoi me dëshirë, por… Shqiptarja u gjet e zhveshur dhe e plagosur, ja kush është autori 27-vjeçar
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Omonia të Greqisë, pasi një 33-vjeçare nga Shqipëria është gjetur e plagosur me thikë e dhunuar dhe përdhunuar në një banesë të braktisur, ndërsa autori ishte arrestuar disa orë më parë për një tjetër vepër penale.
Gabriela Çelaj nga Kuçova është transportuar në spital, ndërsa mësohet se dëmtime ka marrë në të gjithë trupin, ndërsa është goditur njëherë më thikë në kofshë.
Gjithçka nisi në orët e para të së hënës (27 maj), kur shqiptarja kishte takuar për herë të parë autorin e dyshuar Mohammad Odi, shtetas palestinez dhe kishin rënë dakord për të bërë s*ks, por sapo ka hyrë në shtëpinë e tij, i riu e ka sulmuar atë, duke e rrahur dhe detyruar të kryejë seks oral kundër dëshirës së saj,
Gjithashtu ai ka vazhduar ta dhunojë dhe më pas nuk mban mend asgjë se çfarë ka ndodhur. Kur u zgjua, 34-vjeçarja tregoi se nisi të bërtiste duke kërkuar ndihmë, derisa policia ra në gjurmët e saj.
Ndërkohë 27-vjeçari është arrestuar nga policia greke.
Si ndodhi ngjarja shokuese
Shqiptarja ka përjetuar makth të pafund në duart e 27-vjeçarit në Omonia. I riu dyshohet se e ka rrahur, e ka goditur me thikë në kofshë, e ka përdhunuar dhe më pas e ka lidhur dhe e ka mbyllur në një ndërtesë e braktisur.
Historia e tmerrshme u zbulua mesditën e së hënës, kur oficerët e policisë po kalonin në kryqëzimin e rrugëve Sokratous dhe Xouthou në Athinë, dhe u përballën me 27-vjeçarin dhe gjatë kontrollit iu është gjetur një thikë. Ai u dërgua në komisariat dhe u arrestua.
Më pas, rreth orës 21:20 të mbrëmjes të së njëjtës ditë, teksa një patrullë policie po kalonte në rrugën Xouthou, dëgjuan një person që bërtiste duke kërkuar ndihmë nga një ndërtesë e braktisur.
Policia ka shkuar menjëherë në katin e 1 të pallatit, nga ku kanë ardhur thirrjet për ndihmë dhe kanë konstatuar një derë të mbyllur me dry dhe në anën e pasme të saj një grua të mbyllur brenda.
Punonjësit e policisë thyen drynin dhe pasi u futën në ambientet e brendshme, gjetën në krevat 33-vjeçaren shqiptare, të lidhur në të gjitha gjymtyrët me plagë në kokë dhe në të gjithë trupin. Në të njëjtën kohë, e reja kishte marrë një plagë me thikë në kofshën e majtë.
Gruaja pasi është dërguar në komisariat ka identifikuan 27-vjeçarim që e torturoi dhe më pas ka marrë ndihmën e parë duke u transportuar në spital.
/a.r
Huazuar nga Javanews.al