Aktualitet dhe Lajme

Emri/ I martuar me një 16-vjeçare, kush është i arrestuari që furnizonte me tritol kriminelët

Share

Detaje të reja janë zbuluar për rastin e prostitucionit në Tiranë, shtetasi ku Dervish Hasi, shfrytëzonte një 16-vjeçare, duke e përdorur si bashkëshorte.

Mësohet se vajza ka qenë 14-vjeçe, kur Hasi e ka marrë si bashkëshorten e tij.

“Dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42-vjeç, banues në Tiranë“, njoftoi policia për rastin në fjalë.

Hasi është një person i njohur për policinë. Ai ka qënë edhe i hetuar nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme, kishte dyshime se ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armëve snajper kriminelët brenda dhe jashtë vendit.

Ishte dëshmia e Enver Jamakut, i penduar i drejtësisë që nxorri emrin e tij në pah.

Madje mjetit të tij më heret i vendosën edhe tritol.

 




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button