Aktualitet dhe Lajme

Emri/ Aksidenti tragjik në Itali ku humbën jetën dy shqiptarë, identifikohet një prej viktimave (FOTO)

Share

Njëri prej viktimave të aksidentit tragjik në Itali, ku mjeti tip BMW mori flakë është me origjinë nga Lezha. Mësohet se bëhet fjalë për 23-vjeçarin Marin Kola, nga fshati Troshan.

Ky i fundit kishte shkuar gjatë ditëve të fundit në Itali, pasi pjesën më të madhe të kohës qëndronte në Shqipëri.

Aksidenti tragjik ku humbën jetën dy të rinj shqiptarë ndodhi në Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni, mbrëmjen e 16 Marsit.

Makina tip BMW e zezë, me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur.

Njëri prej shqiptarëve ka mundur të dalë nga dritarja, kurse 23-vjeçari Kola dhe një tjetër kanë qenë brenda në mjet kur është përfshirë në flakë, e për pasojë kanë humbur jetën.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button