Aktualitet dhe Lajme

Ekzekutoi kunatin pasi i përdhunonte vajzën, kushëriri i Fatmir Tarellarit zbulon se çfarë ndodhi në varrimin e të riut(DETAJET)

Share

Detaje të reja kanë dalë në dritë, në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Volos të Greqisë, ku shqiptari Fatmir Tarellari, vrau kunatin e tij, pas dyshimeve se ky i fundit i abuzonte vajzën.

Në një intervistë, një i afërm i cili ka lidhje me të dyja familjet, është shprehur se të gjithë janë të shokuar.

Gjithashtu, ai tha se edhe nëse familja e Erjon Pelivanit do të ishte në të njëjtin pozicion, ndoshta do të bënin të njëjtën gjë.

Mes të tjerash, ai pohoi se gruaja e Fatmir Tarellarit, nuk mori pjesë në ceremoninë mortore të vëllait të saj, pasi kishte djalin me temperaturë.

Kjo është një ngjarje e rëndë. Të gjithë janë të shokuar. Edhe prindërit e Erjonit do ta bënin diçka të tillë, nëse do të ishin në vend të Fatmirit. Nuk fola me zonjën greke. Për nusen e Erjonit prindërit thanë fjalë shumë të mira, se ishte një nuse shumë e mirë. Madje ishte dhe në varrim. Madje na nxjerr dhe djalin në telefon.

Gjendja e Elonës është shumë e renduar. Nga bisedat që kam bërë me prindërit e saj, janë shumë të goditur. Elona nuk ka ardhur në varrim, pasi kishte me temperaturë djalin. Vajzat e Fatmirit janë mbështetur nga familjarët. Ato janë fëmijë, nuk kanë faj. Më mori dje vëllai në telefon dhe ju thashë; se çfarë ju duhet vajzave , na thoni që t’ju ndihmojmë. Se as fëmijët dhe as Elona nuk ka faj. Ne jemi në mbështetje të fëmijëve, ato që shkuan, ikën. Fatmiri është baba i vajzave dhe djalit. Nuk ishte e mira që ndodhi kështu, por s’e kthejmë dot. Jemi në mbështetje të të dy palëve, të fëmijëve. Njerëzit janë të nxehtë dhe nuk mund të qetësohen me një orë. Sa të dalë e drejta”, tha ai.

 




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button