Aktualitet dhe Lajme
E rëndë/ Shqiptari hidhet nga kati i katërt i banesës në Greqi
Paraditen sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar i ka dhënë fund jetës.
Ngjarja ndodhi në rrugën Dhrosopulu të Athinës, rreth orës 11:40.
Mediat greke raportojnë se shqiptari është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së tij.
Policia që mbërriti menjëherë në vendngjarje, tha se viktima humbi jetën në vend.
Pritet në zonë të mbërrijë mjeku ligjor dhe prokurori, për të vijuar hetimet lidhur me ngjarjen.
Sakaq, trupi i viktimës është dërguar në morgun e Athinës.