Aktualitet dhe Lajme

E rëndë, një tjetër aksident në Pogradec, përplasen dy automjete, dyshohet për të plagosur

Share

Pavarësisht se jemi në ditën e parë të vitit, aksidentet nuk kanë të ndalur, ku vetëm në pak orë, janë regjistruar dy aksidente po në këtë aks.

Në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Buqezë, është regjistruar një aksident, ku sipas informacioneve të para në këtë aksident, janë përfshirë dy mjete ndërsa paraprakisht raportohet edhe për të plagosur.

Aksidenti sapo ka ndodhur policia dhe një ambulancë në vendngjarje.

Siç shihet edhe nga pamjet, aksidenti ka krijuar edhe trafik.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button