Aktualitet dhe Lajme

E rëndë në Sarandë, hidhet nga ballkoni ndërron jetë e moshuara

Share

Ditën e djeshme, një e moshuar me probleme të shëndetit mendor, është hedhur nga ballkoni i banesës së saj, në katin e gjashtë.

Si pasojë, 82-vjeçarja nga Saranda ka ndërruar jetë në vend.

Ndërkohë, po vijon puna për të zbardhur rrethanat e këtij rasti tragjik.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 02.01.2024 dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj, në katin e gjashtë, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasja 82 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se 82-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për të dokumentuar rrethanat e këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës dhe asaj të Sarandës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button