Aktualitet dhe Lajme

E rëndë në Lushnjë, 18-vjeçarja i jep fund jetës me fostoksinë pas konflikteve me bashkëshortin

Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një 18-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë. Konfliktet e vazhdueshme me bashkëshortin, dyshohet se janë bërë shkak që e reja të marrë këtë akt ekstrem, duke i dhënë fund jetës.

18-vjeçarja ka humbur jetën pasditen e djeshme, 1 shkurt, në spital.

Ndërkohë, ka nisur hetimi për bashkëshortin e saj 24-vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 24-vjeç, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen B. M., 18-vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button