Aktualitet dhe Lajme

E rëndë/ 36-vjeçarja ndërron jetë pas aksidentit fatal automobilistik në Ali Demi

Share

Një aksident ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, (në drejtim të Shkozës), në vendkalimin e këmbësorëve, ku një 22 vjeçar ka aksidentuar 36 vjeçaren me iniciale M.F, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda”, që drejtonte autori i ngjarjes, nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool.

Mbrëmjen e sotme, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, shtetasja M. F., ka ndërruar jetë.

Policia po vazhdon kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button