Aktualitet dhe Lajme
E mbështjellë me peshqir, gjendet e braktisur në mes të rrugës foshnja në Londër
Një vajzë e porsalindur, e cila u gjet e braktisur në një çantë në lindje të Londrës është dërguar në spital.
Vogëlushja ishte mbështjellë me një peshqir teksa temperaturat kanë rënë nën zero.
Sipas BBC, ajo u pa në zonën e Newham nga një kalimtar i cili po ecte me qenin e tij.
Në fakt, burri e mbajti ngrohtë derisa mbërriti ndihma e parë.
Policia e Londrës i ka bërë apel nënës së fëmijës që të kontaktojë me ta, duke shprehur frikën për fatin e saj.
Në të njëjtën kohë, policia i bëri thirrje kujtdo që di diçka për ngjarjen, të raportojë tek autoritetet.
Foshnja është e treta e gjetur në Newham në katër vjet, me një vajzë të lënë në park në shkurt 2019 dhe një djalë në rrugë në janar 2020.