E gjithë bota po komenton mesazhin që përcjellin fotot e Macronit si boksier
Fotot e fundit të Emmanul Macron, të publikuara nga zyra e tij, kanë ngjallur komente të shumë në mediat sociale. Fotografi zyrtar i Macron-it, Soazig de la Moissonniere, publikoi foto që e tregonin shefin e Elizesë duke goditur një thes boksi gjatë stërvitjes.
Në rrjet shpërthyen komentet, disa prej të cilave e krahasonin me humor presidentin francez me personazhin e Rocky Balboat.
Shumë prej komenteve e kthyen interpretimin e fotove në shaka, por disa përdorues të tjerë tentuan të gjejnë një kuptim tjetër pas tyre, nisur nga fakti që lideri francez tani vonë i bëri thirrje Europës të shtojë reagimin e saj ndaj agresionit rus në Ukrainë.
Kjo kategori ndjekësish mendon se një postim i tillë në fakt, mund të jetë mënyrë simbolike përmes të cilës Macron kërkon të dërgojë një mesazh të rëndësishëm. “Disa përdorues shkruajnë se Macron ndoshta po tregon që është duke u përgatitur të përplaset me Putinin, i cili gjithashtu shpesh tregon aftësitë e tij sportive në foto”, shkruan The Guardian.
Të njëjtën linjë qëndrimi mbajti edhe revista Femme Actuelle, e cila shkruar se bashkëshorti i Brigitte Macron shihet aty me një vështrim të vendosur, sikur dëshiron të luftojë me kundërshtarin e tij.
Por për gazetarin Jonathan Bouchet-Petersen kjo është një zgjedhje aspak e goditur e komunikimit politik. Kritika pati edhe nga profesori i historisë Eric Anceau, i cili i përshkroi fotot e Macron si pjesë e maskulinitetit neopopulist, mjeshtri it ë cilit tha ai me ironi, deri më sot ishte Putini, por duket s`qenka i vetmi.
Presidenti i Francës shkaktoi pështjellim të madh së fundi me deklaratat e tij për mundësinë e dërgimit të trupave të huaja në Ukrainë, çka detyruan vende të ndryshem perëndimore të siguronin se nuk e kanë një plan të tillë, i cili mund të sillte një konflikt të hapur me Moskën.