fbpx
Aktualitet dhe Lajme

E diela “e zezë”, dy të rinj vdesin në aksident, 8 të plagosur

Share

Dy të vdekur dhe tetë të lënduar është bilanci i kësaj të diele tragjike si pasoë e dy aksidenteve rrugore.

Rreth orës 17:30, në aksin Korçë-Bilisht, pranë fshatit Belorta dy makina u përplasën kokë më kokë.

Nga përplasja humbi jetën Elvis Mizaku, 35 vjeç. Pesë persona të tjerë u dërguan në spital pasi mbetën të plagosur rëndë. Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet një manovër e gabuar e njërës prej makinave të përshira në aksident.

Aksidenti i dytë tragjik u shënua në aksin “Librazhd-Perrenjas”, rreth orës 20:30.

Meglin Zeneli, 21 vjeç humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga.

Si pasojë humbi jetën  18 vjeçari Dorian Belba, pasagjer.

I lënduar mbeti shoferi dhe dy persona të tjerë që ndodheshin në makinë Gerald Verçani dhe Janikos Jorgo.

Të tre u transportuan në spital për ndihmë mjekësore dhe mësohet se janë  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button