fbpx
Aktualitet dhe Lajme

E bujshme nga Anglia, Premier League mund të heqë sistemin VAR

Share

Premier League mund të heqë VAR-in. Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga Britania e Madhe, aty ku klubi i Wolverhampton ka propozuar zyrtarisht heqjen e teknologjisë ndihmëse të arbitrimit, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

I aplikuar për herë të parë në 2019-ën, VAR-i ka përfunduar shpesh nën akuzë këtë sezon në Angli për shkak të vendimeve shumë të kontestuara, e pikërisht për këtë arsye, ka ardhur edhe propozimi për heqjen dorë nga aplikimi.

Vendimi pritet të merret më 6 qershor, në mbledhjen vjetore të klubeve të Premier League, të cilat do të duhet të votojnë pro ose kundër propozimit të ardhur nga Wolverhampton.

Natyrisht disa klube kanë shprehur hapur pakënaqësi ndaj mënyrës së përdorimit apo mospërdorimit të VAR-it, por nuk dihet ende nëse kjo mjafton që ata të votojnë për heqjen e teknologjisë ndihmëse të arbitrave.

Nëse do të miratohet heqja e VAR-it nga Premier League, atëherë Anglia mund të bëhet frymëzuese edhe për liga të tjera të mëdha, që mund të marrin vendime të njëjta në të ardhmen.

Për të hequr nga përdorimi VAR-in, është e nevojshme mbështetja e të paktën 2/3-at e klubeve, ose thënë ndryshe, të paktën 14 nga 20 klube që marrin pjesë në Premier League./SuperSport


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button