Aktualitet dhe Lajme

E besuara e familjes Berisha u skualifikua nga gara për vakancat në KLP e KLGJ, Bardhi i del në mbrojtje: Sekretari i Përgjithshëm…!

Share

Në mbledhjen e nënkomisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KLGJ dhe KLP Gazment Bardhi ka hedhur dyshime për një proces jo të drejtë në verifikimin dhe përzgjedhjen e anëtarëve nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit.

Sipas tij, Sekretati Genc Gjoncaj ka skualifikuar nga gara Entela Shehaj (Memishaj) për arsye se nuk ka plotësuar “Deklaratën e interesave vjetore të të ardhurave” në vitin 2012-13-14, pa qenë kriter detyrues për të vazhduar garën.

“Memishaj, me vërtetim të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, përmubush kriterin e parashikuar dhe ka shlyer të gjitha detyrimet ndaj dhomës së avokatisë” tha Bardhi.

“Përparim Kalo e vërtetë që ushtruar për 1 vit e 6 muaj anëtarin e gjykatës kushtetuese, por përsa kohë ka kryer një funksion kushtetues, dhe për një periudhë të konsiderueshme kohore ka ushtruar profesionin e avokatit ai e përmbush kritetin e përcaktuar”, tha Bardhi.

“Sajmir Vishaj, është e vërtetë që ka kandiduar nga trupa e pedagogëve, por në këtë rast flitet për kandidim të njëkohshëm, jo pas 5 vitesh kur kandidon për një garë të re. Çmoj që ky kriter është i aplikuar gabim nga sekretari i përgjithshëm. Nga radhët e pedagogëve nuk ka më vakancë dhe në atë garë të mëhershme nuk është kualifikuar”

“Albana Tushe, ka një periudhë shumë të shkurtër që nuk ka paguar sigurimet shoqërore dhe sekretari i përgjithshëm e konsideron si një shkëputje nga periudha e ushtrimit të avokatit dhe nuk është ndjekur i njëjti shembull me të tjerët”

Nënkomisioni gëzon kompetencën për të rikthyer në garë kandidatët e skualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit me 4 vota.

Entela Shehaj (Memishaj), është e besuara e familjes Berisha. Memishaj u skualifikua për mosplotësimin e kriterit të vjetërsisë në profesionin e juristit për 15 vite.

Shqiptarja.com zbuloi se emri i Entela Shehajt është i lidhur direkt me atë të Ismail Mulletit biznesmeni i njohur për lidhjet e shumëfishta me Partinë Demokratike, dhe që nga dokumentat rezulton se i ka paguar në 2008 plot 350.000 euro Shkelzen Berishës për një aferë imobiliare shumë të dyshimtë. Personazhi kyç, me anë të cilit Mulleti i ka dhënë si bakshish Shkëlzen Berishës, në dy pagesa, 200 mijë euro dhe 150 mijë euro, është pikerisht Entela Shehaj Memishaj.

Përjashtimi më i rëndësishëm është ai i Përparim Kalos pasi ai renditej i dyti në listën për KLGJ dhe i pari në listën e KLP-së sipas pikëzimit të dhënë nga komisioni ad-hoc i ngritur nga Avokati i Popullit. Gjonçaj e ka skualifikuar Kalon për shkak se sipas tij nuk plotëson kushtet duke qenë se ka ndërprerë ushtrimin e profesionit të avokatit në periudhën që ai ka shërbyer si anëtar i Gjykatës Kushtetuese për 1 vit e 6 muaj.

Si përzgjidhen anëtarët e rinj të KLP dhe KLGJ? 

Në listën përfundimtare që i paraqitet Komisionit të Ligjeve, nga e cila do të përzgjidhen 2 anëtarët e rinj në KLGJ në vendin e parë renditet Eris Hysi e ndjekur nga Erind Mërkuri, Erind Gërmenji, Albens Tabaku, Klodian Gjermeni, Artan Reçi, Bledar Bajri dhe Saimir Kola.

Ndërsa listën e kandidatëve për dy vende në KLP e kryeson Erind Mërkuri ndjekur nga Erind Gërmenji, Albens Tabaku, Artan Reçi, Bledar Bajri e Saimir Kola.

Dispozitat ligjore parashikojnë që 4 kandidatët për 2 vende vakante në KLGj dhe 2 në KLP i nënshtrohen votimit në seancë plenare pasi zgjidhen nga kjo listë me konsensus politik (4 vota pro) nga 5 anëtarët e nënkomisionin të ligjeve./shqiptarja.com


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button