Aktualitet dhe Lajme

“Dy persona nuk më duan në krye të PD”/Për kë e ka fjalën Argita Malltezi

Share

Argita Malltezi Berisha është e ftuara e mbrëmjes në Quo Vadis në Vizion Plus të moderuara nga Pranvera Borakaj.

Teksa u pyet nga kryeredaktori i Vizion Plus Roland Zili dhe gazteari Endi Xhafo për të ardhmen e saj në politikë, Argita Malltezi e ka mohuar se do të jetë në krye të demokratëve. Sipas saj, arsyeja e daljes në media, është të përcjellë zërin e babait të saj Sali Berisha dhe bashkëshortit Jamarbër Malltezi, të cilët për shkak se janë në arrest shtëpie, nuk mund të dalin dhe të flasin lirshëm.

Por Malltezi zbuloi për herë të parë në Quo Vadis edhe emrat e dy ish deputetëve që nuk e duan atë në krye të PD. Sipas saj, ata janë Myslim Murrizi dhe Belind Këlliçi.

“Arsyeja pse kam dalë tani është për ti dhënë zë kësaj betej politike që babai dhe bashkëshorti im nuk i japin dot për shkakj të një vendimi të padrejtë gjykate. Rikthimi i Berishës në liri nuk do e bënte të nevojshme daljen time politike. PD ka një pjesë njerëzish që ndoshta do më shihnin më të favorshëm nëse do kandidoja, por ka edhe mendje ndryshe siç janë zoti Murrizi dhe zoti Këlliçi”, tha Argita Malltezi


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button