Aktualitet dhe Lajme

Durrës/ Arrestohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike

Share

Policia e Durrësit, ka vënë në pranga një 29-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për drogë.

Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Romarjo Banushi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli 2”. Kapet dhe vihet në pranga një 29-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera me intensitet nga Policia e Durrësit, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ndaluan shtetasin:

B., 29 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, pasi nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Megaoperacioni vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button