Aktualitet dhe Lajme

“Do i kisha thyer në mes”, Egla Ceno: Unë jam Rama, Basha si Rikja, Berisha si Ilnisa, Meta si Gazi…

Share

Fituesja e BBV3 Egla Ceno u shfaq mbrëmjen e së martës mes dyshes së prezantuesve të Fiks Fare.

Të tre aktoret shkëmbyen batuta midis tyre në lidhje me lojën në BBV3 ku Ceno u shpreh se pjesmarrja në shtëpinë më të famshme ishte një çast dobësimi, por që nuk pendohet aspak që ishte pjesë e saj ” Nuk e di si m’i mori Perëndia mend dhe pranova” shprehet ajo me humor.

Pyetjes së Devit e Dorit nëse do të zhvillohej një Big Brother me politikanë kush personazh do të ngjasonte më shumë me Edi Rama brenda shtëpisë, fituesja e BBV3 tha se asnjë banor brenda shtëpisë nuk ishte Edi Rama. ” Rama askush nuk ishte brenda shtëpisë. Kishte Lul por jo Bashë dhe si Lul mund të ishtë Rikja. Sepse të dy janë të bukur , të kuruar. Monika Kryemadhi mund të ishte “M” për “M”, Meritoni. Pasi është shumë këmbëngulës, me stil” .

Pyetjes së Devit dhe Dorit për Berishën e kohërave të sotme me kë mund të krahasoj, Ceno tha me Ilnisën “Ka të njëjtën staturë dhe pushtet që ta imponon”. Ndërsa politikanin Ilir Meta, Egla e sheh tek ish konkurenti “Gaz ‘shtriga’. Janë të dy të lezetshëm, tregojnë barsaleta”. Fitues të këtij Big Brother Vip me politikan sheh padiskutim veten ” Siç e dini unë i thyej të gjithë në mes edhe këta do i kisha thyer ne mës”.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button