Aktualitet dhe Lajme

Dibër/ Ushtruan dhunë psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre, vihen nën hetim një 65-vjeçar dhe një 52-vjeçar

Share

Dibër – Dy burra, një 65-vjeçar dhe një 52-vjeçar, janë vënë në hetim, pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Blutë njoftojnë se 65-vjeçari i identifikuar me inicialet P.K. dhe 52-vjeçar i identifikuar me inicialet Sh.R. po hetohen në gjendje të lirë ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal, në gjendje të lirë për shtetasit P.K., 65 vjeç, dhe Sh.R., 52 vjeç, banues në Dibër,  pasi në banesat e tyre, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre’,-njofton policia.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button