Aktualitet dhe Lajme

Dhuna ndaj tre shqiptarëve në Malin e Zi, policia identifikon tre autorët

Share

Tre shtetas shqiptarë janë dhunuar barbarisht në Mal të Zi nga një grup perj 6-7 personash duke pësuar lëndime të shumta në trup. Ata janë Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur në Herceg Novi rreth orës 14 të së shtunës (6 janar)

Sipas të dhënave 3 shqiptarët ishin nisur për në Gjermani me një mjet me targa gjermane, por befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga grupi i personave që goditën fillimisht automjetin dhe më pas sulmuan fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit.

Mediat në Malin e Zi bëjnë të ditur se janë identifikuar 3 prej autorëve të sulmit të shqiptarëve dhe shkak për sherrin është bërë një konflikt që kanë pasur gjatë kohës që kanë qenë në trafik.

“Në orët e pasdites përmes telefonit është raportuar në shërbimin kujdestar të Departamentit të Sigurisë në Herceg Novi se në rrugën kryesore në qytetin e Zelenikës në Malin e Zi ka pasur shkelje të rendit dhe qetësisë publike nga disa persona të panjohur”, shkruajnë mediat malazeze.

“Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një situate në komunikim në trafik”.

Megjithatë ende vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button