Aktualitet dhe Lajme

Detaje/ Rasti i dytë në lumin e Bunës, një tjetër grua vetëmbytet

Share

Një 63-vjeçare vendosi t’i jepte fund jetës këtë të shtunë duke u hedhur nga ura e vjetër e lumit Buna. Sipas policisë Shefike Osja, 63 vjeç, është vetëmbytur.

Ajo ishte banuese në lagjen “Dobraç” dhe dyshohet se ajo vuante kohët e fundit nga depresioni. Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, si dhe nga veprimet e para hetimore

Kujtojmë se më 2 maj Shkodra dhe e gjithë shoqëria shqiptare u trondit kur Alma Arrazi vendosi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga ura e Bunës së bashku me tre fëmijët e saj të mitur. Për këtë ngjarje është arrestuar bashkëshorti Erdgys Arrazi. Ai akuzohet se  shtyu drejt vetëvrasjes Almën, pasi ai kishte një lidhje jashtëmartesore me një 17-vjeçare.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button