Aktualitet dhe Lajme

“Deri në orën 22.00 kanë…”/ Gazetari: 18 vjeçarja “mollë sherri” e çiftit në Shkodër. Burri e kërcënonte Almën

Share

Gazetari Igli Çelmeta ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku ka treguar se si ka ndodhur dinamika e ngjarjes ku Alma Arrazi së bashku me fëmijët e mitur, janë mbytur në lumin Buna.

Sipas tij ditën që Alma ka marrë vendimin për të kryer aktin e rëndë ka parë pasi ka konsumuar kafen bashkëshortin e saj me një vajzë 18-vjeçare, me të cilën ajo mendonte se bashkëshorti e tradhtonte dhe kishte qenë arsyeja e shumë konflikteve në familjen e tyre.

“Alma Arrazi së bashku me 3 fëmijët e saj ka qenë në lagjen Kiras, ku ka konsumuar kafe me kunatën e saj deri në orën 20:10 të darkës, kur kanë dalë nga lokali, sipas konfirmimit të grupit hetimor, 39-vjeçarja ka parë bashkëshortin e saj me një vajzë 18-vjeçare me të cilën dyshohet se ai kishte lidhje jashtëmartesore, për të cilën Alma Arrazi ishte në dijeni. Në këtë moment ajo është ndarë nga kunata e saj e ka shkuar drejt zonës së urës së vjetër të Bunës.

Aty është filmua dhe duket se ajo së bashku me tre fëmijët kanë qëndruar në një park të vogël rreth orës 10 të darkës, ndërsa dyshohet se në orët e vona ka ndërmarrë edhe aktin kur është hedhur në lumë së bashku me fëmijët. Të nesërmen bashkëshorti ka bërë denoncimin në polici, i shtyrë nga familjarët e Alma Arrazit. Ka qenë motra ajo që ka këmbëngulur, ndërsa fillimisht bashkëshorti ka thënë se nuk do bënte denoncim sepse do bëhej gazi i botës, por i detyruar nga presioni i familjarëve ka bërë edhe denoncimin”,-tha Çelmeta.

Gazetari ka treguar se familjarët e saj janë shprehur se bashkëshorti i saj e dhunonte psikologjikisht Almën dhe e kërcënonte.

“Kanë deklaruar se e dhunonte psikologjikisht Almën dhe e kërcënonte, se nëse do divorcohej, pasi ajo ishte në dijeni për lidhjet e tjera jashtëmartesore, madje në lidhjen e parë ajo kishte ndërhyrë dhe ai e kishte shkëputur lidhjen, por lidhja me vajzën 18-vjeçare ishte bërë “mollë sherri”. Kur Alma largohej nga shtëpia, ai e kërcënonte se do i merrte fëmijët”,-tha gazetari./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button