Aktualitet dhe Lajme

Denoncimi i 38-vjeçarit në policinë e Korçës: Gruaja është larguar nga banesa

Share

Ditën e sotme, një 38-vjeçar ka denoncuar në komisariatin e policisë në Korçë, se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij.

Ka qenë bashkëshorti i saj, shtetasi me inicialet E.N., ai që ka bërë denoncimin për zhdukjen e bashkëshortes së tij.

E.N., 38-vjeç, banues në fshatin Drenovë ka denoncuar se është larguar bashkëshortja, S.A., 24-vjeçe.

“Më datë 25.03.2025, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi E. N., 38-vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili kallëzoi se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij shtetasja S. A., 24-vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj”,-njofton policia.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button