Aktualitet dhe Lajme

“Dëgjova krismën”/ Rike tregon si u grabit nga shqiptari në Itali: Ishte nga Burreli, e mbaj mend edhe emrin

Share

Rike Roçi ka treguar sot në shtëpinë e Big Brother VIP sesi ka rënë pre e grabitjes në Itali nga një shqiptar.

Rike tha se në ato momente ishte vetëm në banesë dhe dëgjoi një krismë arme. Ajo tha se shqiptari kishte ardhur me kartë identiteti me vete gjatë grabitjes dhe madje i mbante mend edhe emrin.

“Kemi në garazh një dalje të dytë. U shtriva unë, dritaret i kam me hekura, dëgjoja zhurmën unë por mendova se është ndonjë zog. Kur dëgjova një krisje pistolete, shkrepi, aty thash vdiqa erdhën më vranë. E mora guximin shkova në sallon, hap vetëm dritaren pak kshu, ku shoh fytyrën e skifterit përball. Kam pa pastaj karabinierët që e morën dhe e tërhoqën. Më kapi ankthi o zot, thash do më bëjnë keq. Unë s’kisha gjë në shtëpi, t’i thoja hajde kërkojmë bashkë.  Nuk ishte maskë ky, me fytyrë ishte. Më thonë mua karabinierët a don me e pa hajdutin, a e din që është shqiptari jot më tha. Budallai tha ka ardh me kartë identiteti në xhep. Nga Burreli ishte i 87’. Nuk e denoncova”-tha Rike.


Huazuar nga StartNews.

Një kafe nga ju!

Back to top button