Aktualitet dhe Lajme
‘Çmendem për ty si ditën e parë’, Rezarta Shkurta uron publikisht Ermal Hoxhën në 18-vjetorin e lidhjes
Edhe pse u bënë disa vite që është tërhequr nga skena, Rezarta Shkurta vazhdon të mbetet një nga vajzat më të komentuara në vend.
Këngëtarja e cila prej kohësh është tërhequr nga muzika dhe i është përkushtuar fotografisë, është gjithmonë e pranishme pranë ndjekësve të saj nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.
Dedikimet për partnerin, Ermal Hoxhën janë të shpeshta e gjithmonë më pasionante.
Sot ajo ka publikuar një kolazh fotosh krah Ermalit ku shkruan: “Ndonjëherë më duket sikur të njoha dje. Ndonjëherë sikur s’kam jetuar kurrë pa ty. S’më besohet që kanë kaluar 18 vite e gjysmë dhe çmendem për ty akoma dhe më shumë se ditën e parë”.
Rezarta dhe Ermali janë prindër të Herës, 10 vjeç.