Guida dhe guiderHistori dhe TregimeLajme nga DibraPërditshmëriPersonalitetePeshkopiVisit Diber

Ç’ka të veçantë ÇIDHNA…?

Share
Pergatiti: Haki Pernezha.
Krahina e Çidhnës, është njëra ndër njësitë etnokulturore që në shekuj kanë formuar “9 Malet e Dibrës” të cilat administrativisht ndahen në dy nëndarje Dibra e Poshtëme dhe Dibra e Epër. Njësitë etnokulturore (Malet) e Dibrës së Poshtëme janë: Reçi; Dardha; Çidhna; Muhurri dhe Luznia. Jo rrallë herë Malet i janë gjendur pranë njëri tjetrit. Ata kanë përballuar me heroizëm sulmet e pafundme të ushtrive pushtuese osmane, serbe, bullgare etj. Në këtë hulli, çdo mal ka se çfar t’ju thotë brezave, të rinjëve. Secili prej tyre, është në gjendje të numërojë pafund bëmat e të parëve. Në gjoksin e çdo mali dukshëm zënë vend aktet heroike të malsorëve, të cilët jo rrallëherë,i kalojnë kufinjtë natyror të vet malit. Çdo malsor, pavarësisht se cilit mal i përket, duhet të njohë e të promovojë vlerat historiko-kulturore të njësisë përkatëse.
Përsa i përket Malit të Çidhnës, janë bërë dhe bëhen përpjekje të herëpashershme për t’i prezantuar këto vlera me qëllimin e vetëm për të mos u mbuluar nga pluhuri i harresës. Pikërisht për këtë arsye sot dëshirojmë të rendisim disa nga veçoritë e kësaj Krahine, të cilat zënë vend të nderuar në panteonin e vlerave dibrane. Këtu nuk do të shënojmë ato vlera që të gjithë Malet i kanë të njëjta, të përbashkëta si trimëria, bujaria, besa etj etj. Ne do të shënojmë ato vlera që përveç se në Çidhën, nuk gjenden askund tjetër. Le t’i rendisim:
♦ Pozita gjeografike dhe të dhënat e Tit Livit, na sjellin Oenenë dhe Masakrën e vitit 169 para kr.
♦ Emri i Çidhnës përmendet nga Prokopi i Çezares që në shekullin e IV, në formën “Kethinja”.
♦ Çidhna, është vendorigjina e familjes së Kastriotit.
♦ Në Çidhën, më 1466 u zhvillua Masakra më e madhe e kohës nga Sulltan Mehmeti.
♦ Çidhna është Mali i cili ka kontribute të shumëta në formësimin e Kanunit të Arbërit.
♦ Ndryshe nga Malet tjera ku numërohen nga 1-2 konaçe, në Çidhën kemi pesë të tillë.
♦ Kjo Krahinë iu dha Maleve tjera Again, Sali Demirin.
♦ Në Çidhën dhe vetëm këtu, ndryshe nga Malet tjera, kemi Institucionin e “Djelmënisë”.
♦ Në Çidhën, prej shekujsh ka egzistuar edhe “shkalla e dytë e gjyqit”. Kjo dukuri nuk haset në asnjërin nga Malet tjera.
♦ Në Çidhën dhe vetëm këtu, ka ndodhë që të ndahet kanuni “në kalë hipur”. Këtë mënyrë ndarjeje nuk mund ta praktikonte asnjë pleqësi tjetër në Dibër , përveç ajo e këtij Mali.
Këtu në Çidhën dhe vetëm këtu, janë zhvilluar edhe dy praktika kanunore që njihen me emrin: “Kanuni me këmesë” dhe “Kanuni i shekës së kosit”.
♦ Në Çidhën ka ndodhë që babai të hyjë në zjarr për të shpëtuar nipin. Kjo ka ndodhë në Blliçe.
Këto ishin disa nga veçantitë e këtij Mali. Për këto duhet të krenohet çdo çidhnak. Ndoshta lexues tjerë mund të shtojnë edhe shumë gjëra tjera. Ju nxis ta bëni një gjë të tillë.
Shpërndajeni!
Back to top button