Aktualitet dhe Lajme

“Çfarë je duke bërë…?!”/ Sherr e të bërtitura, publikohet audio pak para se burri të vriste 40-vjeçaren shqiptare

Share

Një regjistrim audio është publikuar nga mediat greke pak para se burri të vriste ish-gruan e tij, Enkeleda Danaj.

Në audio dëgjohen të bërtitura dhe sherri ka që ka ndodhur mes çiftit, para se ai ta masakronte 40-vjeçaren me thikë.

Eduard Danaj dëgjohet duke e kërcënuar gruan, ndërsa ajo në tentativë për ta larguar i thotë: “Çfarë je duke bërë?!”, raporton Skai.gr.

50-vjeçari u arrestua mesditën e sotme pranë një pallati në Fyli.

Viktima raportohet se kishte bërë tre denoncime për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortit të saj. Denoncimi i parë i saj ndaj ish-bashkëshortit është bërë në 3 prill 2013, ku gruaja ka denoncuar ndaj për dhunë në familje.

Kallëzimin e dytë e ka bërë në 18 shtator 2022 dhe ku viktima ka denoncuar burrin e saj për kërcënim, lëndim fizik dhe abuzim verbal. Eduart Danaj u arrestua sërish dhe u dërgua në Prokurori. 50-vjeçarit i ndalohej të jetonte me viktimën, në bazë të një urdhri gjykate, por raportohet se ajo vetë e kishte lejuar që nga viti 2018 të banonin së bashku.

Denoncimi i fundit është bërë në 7 maj 2024 sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe abuzim verbal). Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në prokurori.

Enkelejda Danaj iu janë dhënë informacione, udhëzime dhe materiale të printuara për të marrë, nëse dëshiron, ndihmën e nevojshme materiale nga organet kompetente./m.j

Regjistrimi ne AUDIO pak para vrasjes


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button