Çfarë do të ndodhë në 11 qershor nëse vula i shkon Berishës? Açka përgjigjet: Besoj tek…!
Gjykata e Apelit më 11 Qershor do të shqyrtojë dhe japë një vendim përfundimtar lidhur me çështjen e vulës së Partisë Demokratike, duke qartësuar nëse do të pranojë ndryshimet statutore të Rithemelimit të Sali Berishës apo të lërë vulën nën juridiksionin e PD-së zyrtare të Lulzim Bashës.
Kur na ndajnë edhe 8 ditë nga ky vendim i Apelit, në studion e “Debatit” në A2 CNN, deputetja demokrate Flutura Açka sqaroi se çfarë rruge do të ndjekë ajo politikisht nëse vula shkon te Berisha.
Açka fillimisht pohoi se në PD zyrtare ka vendosur të jetë pjesë dhe të mos lëvizë si shumë deputetë të tjerë që u bashkuan me Rithemelimin, pasi beson te parimet dhe vlerat.
“Mbase 11 qershori do të jetë një arsye për ta gjetur një zgjidhje. Unë nuk kam asnjë lloj iluzioni. Kam pritshmëri por nuk e vej në dyshim se ku duhet të shkoj e drejta, pasi besoj te e drejta. Unë nuk kam ndenjur te PD për emra të veçantë. Kam ndenjur për ato parime që kam besuar që nga dita e parë dhe që besoj akoma.”
Më tej ajo nënvizoi se do të njohë çdo vendim të drejtësisë shqiptare për rastin e Vulës, dhe nëse çështja shkon në favor të Berishës, do të marrë përgjegjësi politike, pasi sipas Açkës vendimi do të tregonte se ajo ka ndjekur rrugën e gabuar.
“Në rast se në 11 qershor, Partia ka kauzën e vetë dhe do të vazhdojë me vulë apo pa vulë. Vula është një konvencion që e vendosim bashkë, sigurisht në këtë rast është identitet ka shumë rëndësi, por nuk është vula ajo që të mban. Në rastin tim personal unë kam ndenjur në këtë parti, nuk kam shkuar te Sali Berisha për shkak se kam besuar se është kështu.
Do thotë dikush kam gabuar në llogarinë time politike. Atëherë e quaj një faj, dhe nëse e mendojnë shqiptarët se nuk kam pasur intuitën e duhur për të llogaritur nëse kam bërë gabim. Nëse vula shkon te Sali Berisha do të thotë që e ka merituar Sali Berisha, sepse unë besoj te drejtësia shqiptare dhe nëse qasja ime ka qenë e gabuar atëherë kam detyrën të marrë përgjegjësi. Reflektimi i imi personal që të tërhiqem nga kjo gjë pasi unë kam gabuar. Dua të them që nuk jam njeri që ti kaloj gjërat pa përgjegjësi fare.”/m.j
Huazuar nga Javanews.al