Diaspora DibraneGuida dhe guiderHistori dhe TregimeThenje dhe aforizmaVisit Diber

BURRI VDES TRI HERË

Këshilla mixhallarësh Dibre

Share

E pyetën një herë një burrë të mençëm:

– Sa herë vdes burri? E kam fjalën për ata që janë burra të vërtetë…

Ai u përgjigj shpejt, si t’i kishte fjalët në majë të gjuhës:

– Burri, o lum miku, vdes tri herë.. Ka tri vdekje burri, – e përsëriti dhe një herë.

Hera e parë, kur fëmijët e gruaja i marrin zotshtëpinë, herën e dytë kur ia mbyllin të gjitha gjërat në çelës e nuk ka me çfarë të nderojë miqtë, as nuk është i zoti t’i presë e t’i përcjellë kur i hynë në konak dhe, … herën e tretë, kur nuk e nderon as shtëpia dhe as komshia. Kjo asht vdekja ma e dhimbshme për burrin. Ndërsa, kur mbyll sytë e i mbarohet fryma, për burrin nuk thuhet se ka vdekur, por ka ndërrue jetë..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button