Aktualitet dhe Lajme

“Broja dhe Manaj mund të luajnë bashkë”, Silvinjo: Në këtë moment lista e Europianit është bosh

Share

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave për të dhënë përshtypjet e fundit për kuqezinjtë para ndeshje miqësore që luhet nesër kundër Kilit në Parma.

“Lojtarët e dinë që Europiani ka shumë për të filluar. Ne jemi prej tre ditësh me lojtarët dhe flitet vetëm për Kilin dhe Suedinë. Ky është moment shumë i rëndësishëm për ne, për çdo lojtar, janë dy ndeshje shumë të vështira. Nuk besoj te miqësoret. Kili është shumë i fortë, jo vetëm Sançez, ka edhe një mesfushor pas të cilit çmendem si Perez, por edhe Etçeverria, lojtarë të fortë. Kili ka luajtur në 9 Botërorë, ka kaluar grupet, është mësuar të luajë kundër të gjithëve, Anglisë, Italisë, Brazilit. Tani për mua është shumë e veçantë të luaj ndaj tyre, se jam amerikano-jugor. Por janë të fortë, i respektoj shumë. Është një ndjesi tjetër, por e bukur. Jam i kënaqur që jam këtu dhe nesër do kemi një stadium të mbushur me shqiptarë dhe kjo na gëzon shumë që do të luajmë këtë ndeshje.

Është një moment i veçantë për ne, shumë i bukur, por edhe për çdo lojtar. Për herë të parë vijnë te ne Manaj e Hoxha, hera e dytë pak a shumë e Brojës dhe Muçollit. Tani ka ardhur Sherri se Berisha ka një problem të vogël. Në futboll mund të ndodhë gjithçka, është e drejtë që Manaj e Broja vijnë se po bëjnë mirë, janë të rëndësishëm, janë të ndryshëm në karakterisitika. Duhet të vlerësojmë, nuk janë në garë, por çdo ditë duhet të vlerësojmë çdo gjë, ata dhe çdo tjetër. Po, mund të luajnë bashkë, nuk është problem. Por ta shohim. Janë dy ndeshje të vështira. Unë kam mësuar që nuk mund të thuash nuk luhet ky me këtë. Sipas meje, nëse lojtari është i fortë dhe ekipi është në ekuilibër, mund të bëhet çdo gjë.

Më këtë moment nuk e mendoj aspak listën e Europianit. Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme. Unë nuk i cilësoj si miqësore, Kili dhe Suedia janë shumë të forta, me dy trajnerë që kanë ardhur së fundmi. Nuk e mendoj listën, aspak, çdo gjë duhet vlerësuar. E kam thënë për Mujën, Dakun, Gjasulën që kanë bërë rrugëtim të rëndësishëm për ne, janë lojtarë që marrim në konsideratë. Si jo, tani do të shohim ndonjë lojtar tjetër, nuk ka asnjë në listë tani. Kemi dy ndeshje të vështira, vlerësojmë gjithçka, shkojmë në fushë ndaj dy skuadrave shumë të forta, mendojmë për Kilin dhe Suedinë.

Unë kisha një eksperiencë me kombëtaren braziliane me Tite, isha bashkëpunëtor në vitet 2016-2019. Isha bashkëpunëtor me ta, bëra edhe një Botëror. Kjo dhe shumë gjëra të tjera, me motivuan që të nis këtë punë. Mendoj se bashkë kemi bërë mirë. Është një eksperiencë që kisha nga një kombëtare që është ndryshe nga klubi. Sa u përket lojtarëve, fraza më e rëndësishme për ne është që Kombëtarja është e hapur. Në klub ke 23-25 lojtarë që shkohet deri në fund me ta. Këtu jo, kemi shumë dhe duhet t’i monitorojmë. Sa u përket asaj që bëjnë në klube, qartësisht është më mirë kur luajnë, por nuk flas me klubet. Unë vëzhgoj nëse luajnë apo jo dhe sa. Sa më shumë luan, qartësisht është më mirë. Por varet nga ata. Por kombëtarja është e hapur. Sa i përket eksperiencës te Interi me Mançinin, Roberto është një fitues, kam mësuar shumë prej tij. Ai është trajner i jashtëzakonshëm, me shumë personalitet, një fitues.

Gareka? Ai ka drejtuar një ekip të rëndësishëm si Palmeiras në Brazil. E njoh, është një trajner shumë i mirë. Kili ka lojtarë shumë të mirë, mos gabohem ka bërë 9 herë Botërorin, ka kaluar grupet. Ka shumë lojtarë që janë mësuar të luajnë në nivele shumë të lartë, me kombëtare të forta. Kili është një ekip i madh, me një trajner i cili ka filluar punën së fundmi. Unë pres një ekip shumë të motivuar, në fushë do të shtojmë eksperiencën me ekipe të tilla si Kili e Portugalia, të cilat janë mësuar të luajnë në nivele shumë të lara. Kjo është hera e parë që shkojmë në një Europian dhe do na ndihmojë shumë.

Unë i njoh lojtarët e Kilit, janë shumë të mirë, i njeh gjithë bota. Perez është shumë mesfushor i mirë, me këmbë të mira, lojtar shumë interesant. E dimë që është ekip i madh, me shumë ritëm, i njeh e gjithë bota. Ne do të përballemi me një ekip të mirë, me mbajtje të mirë të topit, me karakteristika që nuk lëshon asnjë moment, me lojtarë me grintë. Do mundohemi të tregojmë futbollin tonë e përmirësohemi çdo ditë.

Gjendja aktuale e Kilit? Kur flisja për Botërorët ku ka luajtur Kili dhe dy Kupat e Amerikës të fituara, po flas për historinë. Këtu po bëjmë një punë tjetër e nuk është e lehtë. Por qartësisht nuk jam i aftë të them tani, kam një vit e gjysmë që shoh lojtarë shqiptarë në Europë e vetëm për ta. Nuk ma mban të them se ccfarë po ndodh me futbollin e Kilit. Por di që ka një histori shumë të bukur me lojtarë të mirë. Por futbolli ka cikle të mirë apo jo, por për këtë nuk mund të flas”, tha ndër të tjera Silvinjo.

PANORAMASPORT.AL


Huazuar nga StartNews.

Një kafe nga ju!

Back to top button