Aktualitet dhe Lajme

Britani/ Bashkëshorti vret veten me ilaçet e gruas katër muaj pas vdekjes së saj

Share

39-vjeçari Adam Thompson, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Norfolk në verilindje të Britanisë, në fund të vitit që shkoi, katër muaj pasi gruaja e tij e 11 vjetëve vdiq nga kanceri.

Mjeku ligjor i Norfolk dëgjoi të thuhej sesi morali i burrit kishte rënë ndjeshëm teksa në kohën e vdekjes së bashkëshortes, një tjetër i afërm i tij vdiq papritur e më pas dhe qeni i tij.

Siç mësohet ish-oficeri i policisë vrau veten duke përdorur mjekimet e kancerit të gruas së tij, teksa shkaku zyrtari vdekjes ishte helmimi nga qetësueset opiate, shkruan e përditshmja vendase Metro.

Para vdekjes së Lucy në qershor, Adam drejtonte bashkë me të një agjenci imobiliare në Norwich. Në seancë u tha se burri ishte ‘i shkatërruar’ kur gruaja humbi betejën dhe nuk dinte çfarë të bënte për ta ndihmuar.

Mjeku ligjor tha: “Ai tha se kishte humbur gruan e tij të mrekullueshme, çka nuk e pranonte dot. Adam me pare punonte shumë, jetonte dhe kujdesej për veten duke shkuar në palestër”.

Çifti ishin martuar në kishën e Norwich në 2019 kur fillimisht doktorët i thanë gruas se ishte “e shëruar” nga kanceri.

Por në qershor 2020 pas një vizite ata i thanë se kishte tumore të shumtë në mëlçi. Babai i Adam, Nigel e përshkruante të birin si një njeri plot jetë, jeta e të cilit pësoi një kthesë të papritur.

“Kur Lucy u diagnostikua me kancer, Adam ishte aty për ta ndihmuar dhe deri në fund ndau me të dhimbjet. Por me kalimin e kohës ai po shkatërrohej ngadalë duke humbur aspiratat planet, dhe vetë qëllimin e jetës”, argumentonte mjeku ligjor në seancën dëgjimore të çështjes.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button