Aktualitet dhe Lajme

Berisha: Urime besimtarëve myslimanë për agjërimin, sakrifica është mjeti që afron njeriun me Zotin

Share

Nga dritarje e shtëpisë së tij, Sali Berisha tha ka uruar besimtarët mysliman për agjerimin në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit.

Lideri i opozitës gjithashtu shtoi se sakrifica është mjeti që afron njeriun me Zotin, që afron njeriun me të vërtetën.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen e thellë. Të dashur miq! Sonte do ta nis fjalën time, duke uruar besimtarët myslimanë shqiptarë për agjërimin në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit. Nga zemra uroj që i madh Zot të pranojë sakrificën e tyre, për veten, familjen dhe vendin.

Të dashur miq! Sakrifica është mjeti që afron njeriun me Zotin, që afron njeriun me të vërtetën. Është mjeti me të cilin çdo njeri ka realizuar qëllimet e tij fisnike, ka realizuar ëndërrat e bukura, ndaj dhe ky muaj frymëzon opozitarët kudo që janë për sakrifica të mëdha për përmbysjen e këtij regjimi, për shpëtimin nga kjo e keqe e madhe. Këto sakrifica do ti afrojnë ata gjithnjë e më shumë me Zotin, me të vërtetën, do të bëjë të mundur realizimin e ëndërrave tona.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button