Aktualitet dhe Lajme

Berisha në “arrest shtëpie”, Meta: E urdhëruar nga Rama, synon izolimin e tij

Share

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat ka folur lidhur me çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas ish-presidentit vendosja e masës së sigurisë “arrest shtëpie” është e urdhëruar nga kryeministri Edi Rama me qëllim që të diktojë kampin opozitar dhe ta përçajë atë.

Ndër të tjera Meta tha se protesta e 20 shkurtit dha një mesazh të qartë dhe të fuqishëm dhe se përpjekjet e kryministrit Rama për të shkatërruar pluralizimin politik janë të pashpresa.

“Pak ditë më parë u mor një vendim absurd kundër zotit Beleri. Sa i takon zotit Berisha kjo është një çështje 1000% politike, e urdhëruar nga Rama, që synon izolimin e tij me shpresën për të diktuar dinamikën brenda kampit opozitar dhe për të nxitur përçarje. Por mitingu i 20 shkurtit dha një mesazh të fuqishëm dhe absolutisht përpjekjet e tij për të shkatërruar pluralizmin politik janë të pashpresa”, tha Meta nga Fieri aty ku dhe zhvilloi një takim me strukturat e partisë së tij.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button