Basha ironizon turin e Ramës: Krenarë, pa lista të hapura dhe pa votën e diasporës
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/04/ironi-780x470.jpg)
Basha ironizon turin e Ramës me një foto interesante lu evidenton korrupsionin e qeverisë: Krenarë pa listat e hapura dhe votën e diasporës.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zgjedhur një postim interesant për të ironizuar Ramën në lidhje turin e tij për të takuar diasporën, por edhe për përpjekjen e tij dhe të Rithemelimit për të mos lejuar Listat e Hapura.
Nëpërmjet një postimi në facebook, kreu demokrat ka zgjedhur të ironizojë me të ashtuquajturën “shqiponjë të krenarisë kombëtare”, por që në gishtat e mëdhenj të duarve të vendosë Edi Ramën dhe Erjon Veliajn, ndërsa në gishtat e secilës dorë të vendosë “viktimat” e shkaktuar nga SPAK-u si pasojë e korrupsionit qeveritar të Partisë Socialiste.
“KRENARË – Pa votën e diasporës. Pa lista të hapura” – ironizon Basha.
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2024/04/hap1.jpg)
Huazuar nga StartNews.