Aktualitet dhe Lajme

Basha foli për pazare, Bardhi e ironizon: Ishte zgjuar që në orën 8:00, sot është një ditë e rëndësishme për Kuvendin

Share

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës, se nga amnistia do të përfitojnë të korruptuarit e dënuar nga GJKKO.

Me ironi, Bardhi tha se është lajm i mirë që Basha ishte zgjuar në orën 08:00, ndërsa thekson se asnjë zyrtar i korruptuar nuk amnistohet.

Lajmi mirë që Basha ishte zgjuar që në orën 8. Sot është një ditë e rëndësishme për Kuvendin, se kryeministri do duhej të ishte për të dhënë llogari për dosjen Xibraka por ka vendosur të dhunojë kushtetutën. Sa i takon amnistisë, në rastin konkret grupi i PD është kujdesur që drafti që votohet këtë vit për amnistinë të jetë i njëjtë për draftet e mëparshme edhe kur votohej nga Basha, me dy tre dallime që kemi prezantuar.

Asnjë anëtar i krimit nuk përfiton amnisti nga drafti, ndryshe nga sa ka ndodhur në vitin 2014, ku me votë të Bashës ka patur amnisti për anëtarët e krimit të organizuar. Asnjë zyrtar i dënuar nga GJKKO nuk përfiton amnisti, së treti ndryshe nga sa është vepruar nga të gjithë herët e tjera, janë përfshirë të gjitha rastet e protestuesve të opozitës e shoqërisë civile që përfitojnë. Dua të theksoj se nuk ka asnjë zyrtar i korruptuar. Asnjë politikan nuk përfiton, asnjë zyrtar i lartë i korruptuar.

Ne do propozojmë që të futet në rend dite, për shkak të situatës në Kuvend ka tejkaluar çdo limit të shqyrtimit në seancë plenare.

Sipas analizës që kanë bërë ekspertët tanë, SPAK dhe GJKKO, janë të reja, nuk kanë vendime të formës së prerë. Nuk rezulton që të përfitojë asnjë zyrtar i korruptuar. Sa i takon çështjeve që janë në hetim, ka një ndalesë të qartë që çdo subjekt që deklaron pasurinë, nuk përfiton nga pushimi i ndjekjes penale apo pushimi i gjykimit. Jemi kujdesu që asnjë zyrtar i korruptuar të mos përfitojë.

Kjo çështje është trajtuar që në mëngjes, që të shmangim vëmendjen nga Olsi Rama dhe Xibraka.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button