Aktualitet dhe Lajme

“Basha duhet të ngrejë një strukturë europiane, jo më parti kryetari”/ Flutura Açka: Në shtator PD duhet të hapet për intelektualët!

Share

Në emisionin “Kjo Javë” në News24 Flutura Açka deklaroi se Partia Demokratike ka nevojë që të hapet duke shtuar se deri më tani ka qenë një parti e kryetarit.

Teksa foli për përçarjen në PD, Açka theksoi se partia ka nevojë të bashkohet, por sipas saj kjo duhet të realizohet në rrugë të ndershme dhe në transparencë të plotë.

“Unë jam pro procesit. Unë kam votuar në Elbasan. Zoti Basha nuk është provuar pa tutelë. Duhet të shohim sepse nuk ka edhe shumë shanse. Sot ka një dozë idealizimi që merr përsipër sot të sjellë një ndryshim. Basha duhet të ndërrojë lëkurë politike, duhet të flasë publikisht për çështje që kanë lidhje drejtpërdrejt me fatin e demokratëve. Ka ardhur momenti që ai që nga sot të flasë për gjithë çështjet që ngre ajo pjesë e opozitës. Gjërat duhet të jenë mbi tavolinë që të marrë besueshmërinë e demokratëve. Basha duhet të ngrejë një strukturë europiane, deri tani ka qenë parti kryetari. Basha ka një përgjegjësi shumë të madhe duhet të hapë rrugën që të krijohen figura të reja. Nëse nga shtatori partia nuk hapet, atëherë kjo parti nuk ka shanse shumë. Basha nuk mund t’i bëjë këto pa një figurë të re e të mençur. Nuk jam pjesë e procesit të tij, por di të them që kur dikush nis një aksion politik duhet të ketë të qartë platformë dhe nuk mund të bëhen gjerat nga inati. Demokracia gatuhet në bazë dhe ne jemi ndarë shumë nga baza. Si parti politike kemi kaluar shumë momente të vështira. Kur jemi në liri dhe njerëzit vendosin të lirë, ka me mijëra njerëz që besojnë tek ne. Grupi parlamentar ka punuar shumë dhe ka mbajtur zemrën e kësaj partie por pas 14 majit nuk mund të ketë të njëjtën linjë. Qendra duhet të punojë, strukturat institucionet duhet të funksionojnë. Shqiptarët nuk kanë besim tek e djathta. Kemi humbur besimin e shqiptarëve. Kanë 30 vite që e provojnë Sali Berishën, nuk mund të vijmë në pushtet me Sali Berishën. Edhe Basha nuk është një fytyrë e re, por sot është pa ndikim. Edhe pse e dimë që ka shumë pak kohë. Nëse ka një gjë që e qetëson Ramën është pikërisht ky konfuzioni në PD. Ka qenë kaq bujar me Foltoren dhe kjo ka qenë më qëllim. Berisha mendoj se është aty i ndihmuar nga Rama. Unë them se kjo ringritje që shpresoj se është ringritje,. PD duhet të hapet. PD duhet të ndryshojë tërësisht nga gjithçka ka ndodhur deri më tani, ndryshe duhet të ikë në shtëpi dhe të mos na lodhë më. Demokrati me demokratin është armik, dhe Rama mbetet kundërshtar, e kupton se ku jemi ne sot dhe kjo duhet të ndryshojë”, tha ndër të tjera Flutura Açka.


Huazuar nga Start News

Back to top button