Aktualitet dhe Lajme

Bardhi takon raporteren për Shqipërinë në PE, zbardh detaje nga biseda

Share

Ditën e sotme, me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, nënkryetari i PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos.

Bardhi ka ndarë detaje nga takimi.

Gjithashtu, Bardhi thekson se ka informuar zonjën Santos, për përpjekjet e opozitës që Shqipëria të ketë një Parlament funksional.

Ndër të tjera, Bardhi shkruan se e ka informuar Santos për bllokimin e Reformës Zgjedhore dhe nevojën që ka Shqipëria si vend kandidat, për në BE që të zhvillojë zgjedhje të lira.

Postimi i Bardhit:

“Znj. Isabel Santos, raportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian, e informova për përpjekjet e opozitës që Shqipëria të ketë një Parlament funksional, që respekton të drejtat kushtetuese të opozitës, lejon kontrollin efektiv ndaj Qeverisë, dhe që punon në interes të qytetarëve. Moszbatimi nga Kuvendi i vendimeve të Gjykatës Kushtetutese është minim i parimeve të shtetit ligjor dhe akti më brutal antikushtetues i ndodhur në 33 vite. Mazhoranca duhet të heq dorë nga tentativa për të kontrolluar politikisht institucionet e drejtësisë dhe nga çdo përpjekje për të ndërhyrë në punët e organeve të drejtësisë.

Gjithashtu, e informova për bllokimin 2 vjeçar të Reformës Zgjedhore nga mazhoranca dhe nevojën që ka Shqipëria, si vend kandidat për anëtar të BE, që të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm. E sigurova se për opozitën përmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, garancitë për barazi të palëve në zgjedhje, dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, janë një prioritet jo vetëm i shpallur, por pikënisja e një reforme kuptimplotë zgjedhore, që duhet përmbyllur sa më parë në kohë”, shkruan Bardhi.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button