Aktualitet dhe Lajme

Bardhi: Ndoka dhe Rraja ditën votonin ligje, natën porosisnin vrasje

Share

Gazment Bardhi tha në Kuvend se ish-deputetët e PS, Rrahman Rraja dhe Arben Ndoka, ditën votonin ligje dhe natën porosisnin vrasje.

Bardhi u shpreh se në qytetet si Shkodër, Elbasan dhe Durrës, komandojnë bandat dhe jo deputetët e PS të zgjedhur për qarkun.

Bardhi: Arben Ndoka ditën votonte ligje, natën porosiste vrasje. Rrahman Rraja, po ashtu ditën votonte ligje, natën porosiste vrasje. Në Shkodër vendosin Bajrat kush do punësohet jo deputetët e PS. Në Durrës dhe Elbasan vendosin bandat jo deputetë, dhe ju kolegë e dini këtë por nuk flisni. Ky është projekt personal i Ramës. Zonja kryetare respekto Kushtetutën. Mos shkruaj budallëqe, se lufta ndaj krimit nuk mund të jetë objekt debate në Kuvend. Kjo nuk është luftë e PD dhe PS, është e gjithë shqiptarëve. Ndërprit seancën, mblidh Konferencën e Kryetarëve.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button