Aktualitet dhe Lajme

Banorët e Malësisë së Kurbinit në protestë: S’kemi rrugë e drita, shteti s’ka ndërhyrë

Share

Situata në 7 fshatra të Malësisë së Kurbinit, është në gjendje të mjerueshme, pa rrugë, energji elektrike dhe shërbim shëndetësor, ashu siҫ ata shpreheën që udhëtimi në zonë bëhet vetëm me mjete të larta, pasi i gjithë segmenti rrugor me gjatësi rreth 15 km është i degraduar.

Me gropa të shumta dhe i rrezikshëm për shkak të terrenit malor, zona është thuajse e izoluar.

Mbetur prej vitesh jashtë hartës së investimeve në këto fshatra, mungon dhe shërbimi shëndetësor si dhe ka probleme të vazhdueshme me energjinë elektrike, duke bërë që pjesën më të madhe të kohës zona të jetë në errësire.

Përballë mungesës së vëmendjes nga pushteti vendor dhe ai qendror, banoret u ngritën në protestë.

Ata e konsiderojnë të papranueshme gjendjen në të cilën ndodhet Malësia e Kurbinit.

“Ne nuk kemi as drita, as rrugë, asgjë. Nuk ka vënë dorë kurrkush në këtë zonë, pavarësisht se është zona turistike fshati Skuraj. Është shumë vështirë me lëviz, me thënë nuk lëvizet fare se është krejt gropa, krejt rruga e dëmtuar. Po ikin dita e ditës së s’kanë ca bëjnë, rrugë s’ka, drita s’ka. 12 muajt e vitit ne kemi drita pothuaj 6 muaj.

Unë marr çdo ditë kalamajtë e shkollës, nga Llata i çoj në Skuraj. Kush dorë nuk ka vënë këtu asnjëherë, s’dalin punëtorët e mirëmbajtjes, e as nuk vjen bashkia.

Sa herë bie shi ne jemi pa drita. Normale nuk është”, thonë banorët.  

Mungesa e investimeve, kryesisht në infrastrukturën rrugore ka sjellë braktisje masive të fshatrave të kësaj zone, ndërsa edhe ata banorë që kanë ngelur e kanë humbur shpresën që situata mund të ndryshojë.

“Premtime ka pasur sa duash, por nuk janë realizuar asnjë.

Problem sa të duash, se njerëzit kanë ik gjithë me shtëpi me qira, pasi s’kanë gjet rrugë tjetër. Ka kaq vite që s’ka pasur investim në rrugë, drita s’kemi, paguajmë internetin 25 mijë lek, drita s’kemi 20 ditët e muajt. Vetëm për drita e ujë kemi vuajtur”, shprehen banorët.

Deri rreth dy dekada më parë në fshatrat Skuraj, Gallat, Gërnac, Vinjoll, Selitë, Dauel dhe Malbardhe, ka patur rreth 8 mijë banorë, por sot nuk ka më shumë se 1 mijë.

 




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button