Babai i recepsionistit 31-vjeçar, Eraldo Nevruzit, i cili u vra në Dhërmi nga pronari i hotelit ku punonte, ka dhënë detaje mbi të shkuarën e djalit të tij. Babai i Eraldos thotë se djali i tij nuk kishte njohje të mëparshme me autorin e krimit, 43-vjeçarin Gerald Shehu dhe dy personat e tjerë nga Korça që ndihmuan Shehun për fshehjen e trupit të viktimës. Ai tha gjithashtu se djali i tij ka pasur vetëm një ‘detyrim paraqitje’ pasi ishte kapur me 2 gram hashash më parë, por sipas tij, ai nuk kishte konflikte me njerëz dhe ishte tejet i logjikshëm Babai i Eraldos shtoi se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, pasi sipas tij, djali mund t’i ketë kërkuar lekë ose diçka e tillë. Djali sa ditë kishte që punonte te ky hotel? -Ka një muaj që ka shkuar në Dhërmi, do punonte në një lokal tjetër. Ai nuk ishte bërë gati dhe kishte shkuar në ky hotel për të kërkuar punë. Ka një javë. -Asnjëri. Vet kishte kërkuar punë. Si barist. Se përballë kishte barin. E vjehrra e autorit është pronare e hotelit dhe e kishte kërkuar në recepsion. Ajo i ishte lutur djalit se dinte 3 gjuhë të huaja, i kishte kërkuar çuni 1.5 milionë lekë të vjetra dhe kishin rënë dakord. 5 ditë kishte që kishte nisur punë. Nevruz, kush u lajmëroi për vrasjen e djalit? -Nga televizori, aty e morëm vesh. Po me dy djemtë e tjerë të Korçës, djali kishte njohje? -Jo nuk i njihte fare. Unë e di që veç dy shok ka, ishin djem të tjerë Djali me parë ka qenë i dënuar për diçka? Ka patur probleme me ligjin? -Djali ka patur një detyrim paraqitje, e kapën me dy gram hashash më parë. Pse mendon që mund të ketë ardhur kjo? -Mendoj konflikt i çastit, mund të mos i këtë pëlqyer puna, do i këtë kërkuar djali lekët dhe ai nuk do ja këtë dhënë. 99% këtë mendoj. Djali yt nuk ishte konfliktual? Nuk kishte probleme më parë? -Ka qenë i qetë dhe i logjikshëm përherë djali. Nuk ka patur asnjëherë probleme me njerëz. Me parë çfarë punonte djali? Më familjen e autorit nuk keni komunikuar fare? -Jo, jo. Ka shkuar familja e gjithë andej. Unë vet nuk jam mirë. E regjistrova telefonatën me lejen tuaj.
Babai i recepsionistit 31-vjeçar, Eraldo Nevruzit, i cili u vra në Dhërmi nga pronari i hotelit ku punonte, ka dhënë detaje mbi të shkuarën e djalit të tij. Babai i Eraldos, shprehet se djali i tij nuk kishte njohje të mëparshme me autorin e krimit, 43-vjeçarin Gerald Shehu dhe dy personat e tjerë nga Korça që ndihmuan Shehun për fshehjen e trupit të viktimës.
Ai tha gjithashtu, se djali i tij ka pasur vetëm një ‘detyrim paraqitje’, pasi ishte kapur me 2 gram hashash më parë, por sipas tij, ai nuk kishte konflikte me njerëz dhe ishte tejet i logjikshëm.
Babai i Eraldos shtoi gjithashtu, se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, pasi sipas tij, djali mund t’i ketë kërkuar lekë ose diçka e tillë.
Djali sa ditë kishte që punonte te ky hotel?
“Ka një muaj që ka shkuar në Dhërmi, do punonte në një lokal tjetër. Ai nuk ishte bërë gati dhe kishte shkuar në ky hotel për të kërkuar punë. Ka një javë.
Asnjëri. Vet kishte kërkuar punë. Si barist. Se përballë kishte barin. E vjehrra e autorit është pronare e hotelit dhe e kishte kërkuar në recepsion. Ajo i ishte lutur djalit se dinte 3 gjuhë të huaja, i kishte kërkuar çuni 1.5 milionë lekë të vjetra dhe kishin rënë dakord. 5 ditë kishte që kishte nisur punë”.
Nevruz, kush u lajmëroi për vrasjen e djalit?
“Nga televizori, aty e morëm vesh”.
Po me dy djemtë e tjerë të Korçës, djali kishte njohje?
“Jo nuk i njihte fare. Unë e di që veç dy shok ka, ishin djem të tjerë”.
Djali me parë ka qenë i dënuar për diçka? Ka patur probleme me ligjin?
“Djali ka patur një detyrim paraqitje, e kapën me dy gram hashash më parë”.
Pse mendon që mund të ketë ardhur kjo?
“Mendoj konflikt i çastit, mund të mos i këtë pëlqyer puna, do i këtë kërkuar djali lekët dhe ai nuk do ja këtë dhënë. 99% këtë mendoj“.
Djali yt nuk ishte konfliktual? Nuk kishte probleme më parë?
“Ka qenë i qetë dhe i logjikshëm përherë djali. Nuk ka patur asnjëherë probleme me njerëz”.
Me parë çfarë punonte djali? Më familjen e autorit nuk keni komunikuar fare?
“Jo, jo. Ka shkuar familja e gjithë andej. Unë vet nuk jam mirë. E regjistrova telefonatën me lejen tuaj”.