Aktualitet dhe Lajme

Autoritetet: Nuk dihet se kur do të fluturojnë sërish “Boeing 737 Max” pas shpërthimit të dritares

Share

Rregullatorët amerikanë nuk do të nxitojnë të japin dritën jeshile për të lejuar aeroplanët e bllokuar Boeing 737 Max 9 që të fluturojnë pas një shpërthimi gati fatal në njërin prej tyre, tha qeveria amerikane.

Avionët e këtij lloji, të cilët nuk po fluturojnë pas incidentit në një fluturim të Alaska Airlines, “duhet të jenë 100 për qind të sigurt”, tha Sekretari i Transportit Pete Buttige.

Është e paqartë se kur aeroplanët do të lejohen të fluturojnë përsëri, shton BBC.

Ndërkohë, kreu i Boeing, Dave Kalun, pranoi se incidenti lidhej me një dështim në kontrollin e cilësisë së avionit , i cili hyri në shërbim vetëm tetë javë para shpërthimit.

Duke folur për CNBC, Kalun tha se ka ende pyetje për t’u përgjigjur se si u lejua të ndodhte incidenti.

“Çfarë shkoi keq në kontrollet që bëmë? Çfarë shkoi keq që e lejoi këtë të ndodhte,” tha ai.

Askush nuk u lëndua kur kapaku i dritares u hoq, duke e detyruar avionin të bënte një ulje emergjente.

Administrata Federale e Aviacionit të SHBA (FAA) të shtunën ndaloi 171 avionë Boeing që ishin pajisur me një mbulesë të ngjashme, në thelb një derë false, jofunksionale në një hapësirë ​​ku do të ishte dalja e emergjencës.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button