Aktualitet dhe Lajme

Atentati ndaj Zamir Kalemit në Tiranë, zbardhen detaje të reja

Share

 Kanë dalë në dritë detaje të reja nga atentati ndaj 35-vjecarit Zamir Kalemi, në mbikalimin e Selitës, mbrëmjen e djeshme.

Sipas informacioneve, mësohet se 35-vjecari, i cili mundi t’i shpëtojë atentatit për eleminimin e tij, ka marrë plagë në krah dhe këmbë.

35-vjecari Zamir Kalemi, kishte pikasur atentatorët, ndërsa kreu manovra me makinë në rrugë për t’i shpëtuar plumbave.

Sipas hetimeve, autorët kanë vijuar ta qëllojne në levizje në një distancë 50-100 metra, derisa Smarti është përplasur me bordurat anësore në rrugë.

Mësohet gjithashtu, se i plagosuri ka dalë vetë nga automjeti dhe ka kërkuar ndihmë.

Ai është transportuar për në spital me një makinë të rastit.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button