Aktualitet dhe Lajme

Arrestohet në Vorë 36-vjeçari, kërkohet për ekstradim nga Spanja

Share

Një 36-vjeçar është arrestuar me qëllim ekstradimin në Spanje.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Provinciale e Geronas, Spanjë, e ka dënuar me 3 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted 2”.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Pronës në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Wanted 2”.

I akuzuar nga autoritetet spanjolle, për vjedhje me dhunë, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Spanjë, një 36-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore dhe ato të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Pronës në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted 2”.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë Rrugore kanë kapur në aksin rrugor Vorë- Fushë Krujë shtetasin E. G., 36 vjeç, i cili u arrestua me qëllim esktradimi drejt Spanjës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Provinciale e Geronas, Spanjë, e ka dënuar me 3 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Viijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button