Arrestohet në Dubai Dar Çopja, përplasja e bujshme me vëllezërit Alibejt që terrorizoi Elbasanin
Policia njoftooi sot arrestimin e shqiptarit Hajdari Bako (Çopja) në Dubai, i dënuar nga gjykata me 4 vite burg.
“U kap në Emiratet e Bashkuara Arabe, shtetasi Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, i lindur në Elbasan, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, ky shtetas, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 shtetas”, raporton policia duke theksuar se po vijon puna për ekstradimin e tij nga Dubai në Shqipëri.
Kush është Dar Çopja
Hajdar Çopja është një personazh i njohur në Elbasan dhe Dubai për shkak edhe të përplasjes me vëllezërit Alibej. Ai rezulton në dosjen e SPAK mbi Nuredin Dumanin dhe deklarimet e tij para prokurorëve.
Dari i Elbasanit shfaqet si një nga porositësit për eliminimin fizik të rivalëve të tij në dosjen e Nuredin Dumanit.
Në dosjen hetimore bie në sy se grupi i Erjon Alibej alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdar Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”. Ata janë vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin.
Sipas dëshmisë së dhënë para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Nuredin Dumani tregon se vetëm për “kokën”, e Arjan Spahiut, kunatit të Erjon Alibej, i është ofruar një shumë prej 300 mijë euro.
Vetë Dumani, ka pranuar në SPAK se ka mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan, atë të Erjon Alibej dhe Hajdar Bakos.
“…Arjan Spahiu, që mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për tu ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. Talo Çela, më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë, do më jepte 300 mijë euro…”, shprehet Dumani.
Por ky i fundit tregon se çdo informacion apo plan që merrte për vrasjen e anëtarëve të grupit të Alibejt, ai ja përcillte Arjan Spahisë. Dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe kur Kel Kamami ose siç thirret ndryshe “Keli i Kiçit” që tashmë qëndron gjithashtu në Dubai, i ka kërkuar vrasjen e Erjon Alibejt.
Për shkak se Dumani ka shfaqur besueshmëri dhe besnikëri në ndarjen e informacionit, Alibej dhe Spahiu, e kanë vënë atë në provë duke i kërkuar të vinte në zbatim planin për spastrimin e një liste emrash që kishin marrë pjesë në vrasjen e Enea Alibej, Arben Dylgjerit, Erdal Durunay dhe Andi Zylyfit.
I pari që është vrarë në këtë listë ka qenë Dorjan Shkoza, kundrejt një pagese prej 50 mijë euro, shumë kjo që është sjellë tek Dumani nga Erjon Alibej, përmes kushëririt të Eljo Bitrit i quajtur Fati Koçi, i cili aktualisht është në burg në Belgjikë.
“…në vrasjen e Dorjan Shkozës, ka mbetur i vdekur dhe Anxhelo Avdija. Dua të shtoj që Klevis Alla,më është shprehur pas ngjarjes që kishte pasur interes për vrasjen e Anxhelo Avdijsë, pasi ky i fundit i kishte bërë video intime motrës së Klevisit…”, thotë Dumani. /albeu.com