Aktualitet dhe Lajme
Arrestohen dy vëllezërit shqiptar në Itali, plagosën një 42-vjeçar dhe nënën e tij
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/03/640-0-72585440a5e9d4ecaa2cc6552b0d2fc0-36-688x470.jpg)
Policia italiane ka vënë në pranga dy vëllezër shqiptar nën akuzën për tentativë vrasjeje.
Si pasojë e ngjarjes ka mbetur i plagosur një 42-vjeçar dhe nëna e tij 63-vjeçare, e cila ka ndërhyrë për të mbrojtur të birin.
Mediat italiane raportojnë se gjithçka ka nisur pasi 42-vjeçari ishte në marrëdhënie me ish të dashurën e një prej të arrestuarve.
Shqiptarët “u tradhtuan” nga pamjet e kamerave të sigurisë dhe thika e gjetur në vendngjarje.