Aktualitet dhe Lajme
Arbër Hajdari: Romeo e vërtetoi se është njeri emocional dhe i iku nuhatja për lojë
Opinionisti Arbër Hajdari ka komentuar situatën Egla-Heidi-Romeo, ku çifti mendon se është në televotim për të dalë, por në fakt njëri prej tyre shkon sonte në finale.
“Egla në rolin e saj është shumë lartë. Në asnjë moment nuk u la e qetë, por nuk është e lehtë për të përballuar dhe për t’i qëndruar deri në fund rolit të saj.
Romeo e vërtetoi se është njeri emocional dhe i iku nuhatja për lojë. Heidi sapo hyri në televotim u zhduk nga loja, sikur të kishte frikë sesi do shikohem nga publiku. Prisja të ishte dhe ajo njerëzore si Romeo.
Nuk besoj asnjë nga banorët që s’do kenë komunikim kur të dalin jashtë. Më shqetësoi intuita, mendoj se fituesit e këtij programi kanë pasur intuitë”-u shpreh Arbër Hajdari.