Apeli vendosi dënimin me një vit burg ndaj tij, Salianji mbërrin në selinë e PD-së, merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili u dënuar me një vit burg me vendimin e lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, ka mbërritur në selinë e PD-së për të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë. Kjo mbledhje ishte lajmëruar të niste rreth orës 20:00 ku edhe do të përcaktohet forma e aksionit politik të demokratëve.
Më parë u thirr në mbledhje Grupi Parlamentar i PD, por pa u marrë vendim lidhur me qëndrimin e opozitës në vazhdim. Nga ana tjetër ditën e nesërme, PD do të mbledhë sërish deputetët dhe pritet të dilet me një vendim për raportet e demokratëve me Kuvendin e Shqipërisë.
Ervin Salianji denoncoi në vitin 2018, përmes një audiopërgjimi, Agron Xhafajn, vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për trafik droge, denoncim i cili për Prokurorinë dhe Gjykatën ishte i rremë.